Meet the mentors who are here to help organisations improve their community engagement/volunteering programs! They have spent hours upon hours studying volunteerism, and are here to help organisations make young people's volunteering experience a blast!
You can contact them any time you want to get tips such as how to effectively utilize volunteers' time and skills, or how to pick the right volunteers for a project. All these mentors are licensed by the Ministry of Culture, Youth and Sports.
Diellza Bezera u lind në Angelholm/Kristianstad - Suedi në vitin 1992. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik. Si e re në moshë ka zhvilluar aktivitete vullnetare në organizata të ndryshme.
Show More...Diellza Bezera u lind në Angelholm/Kristianstad - Suedi në vitin 1992. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik. Si e re në moshë ka zhvilluar aktivitete vullnetare në organizata të ndryshme, duke qene pjesë e shumë aktiviteteve dhe kampanjava vetëdijësuese të cilat promovojnë të drejtat e njeriut. Diellza aktualisht është e punësuar si Asistente e Projekteve në Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis, organizatë kjo e cila promovon të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, duke përdorur artin si mjet për ndryshime sociale. Diellza gjithashtu është e angazhuar si Koordinatore e Vullnetarëve në Festivalin Femart.
Show Less...Shkëlqim Bahtiri nga komuna e Lipjanit. i lindur më 6 mars 1994, ka përfunduar studimet Bachelor në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,drejtimi Psikologji.
Show More...Shkëlqim Bahtiri nga komuna e Lipjanit. i lindur më 6 mars 1994, ka përfunduar studimet Bachelor në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,drejtimi Psikologji. Ai punon për organizatën jo-qeveritare The Ideas Patnership (TIP), në njërën nga qendrat e saj në Janjevë si koordinator local, ku kujdeset për mbarëvajtjen e aktiviteteve si: procesi mësimor i kopshtit për fëmijët e moshave nga 3 deri në 6 vjec,mbajtjen e kurseve të gjuhës angleze, gjuhës shqipe dhe të artit figurative për fëmijet e moshave nga 7 deri në 18 vjec. Shkëlqimi ka punuar në të kaluarën si anketues terreni në institutin RIDEA, dhe si këshilltar karriere në Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK) të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai vazhdon të marrë pjesë në aktivitete dhe trajnime të ndryshme që kanë të bëjnë me punën vullnetare, sportive, fuqizimin e rinisë, këshillimin në karrierë (orientimin në karrierë), barazinë gjinore, dhe ngritjen profesionale dhe akademike.
Show Less...Gent Zhubi, i lindur në Gjakovë më 17.08.1994, shkollën fillore dhe të mesme i perfundoi në këtë qytet, dhe studimet e larta në Tiranë, në Fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit.
Show More...Gent Zhubi, i lindur në Gjakovë më 17.08.1994, shkollën fillore dhe të mesme i perfundoi në këtë qytet, dhe studimet e larta në Tiranë, në Fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit. Aktualisht, është në përfundim të studimeve, dhe njëkohësisht është i angazhuar në një projekt ndërtimor në Brezovicë. Genti është pjesë e organizatës DRIT’ me të cilën ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, dhe edukativo-arsimore.
Show Less...Erëza ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, dega Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime.
Show More...Erëza ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, dega Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime. Punën e saj të parë e filloi si vullnetare në UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN). Nëpërmjet punës në organizata të ndryshmë në Prishtinë, Erëza zhvilloi një ndjenjë përkushtimi ndaj komunitetit, posaçërisht në çështje lidhur me zhvillimin e rinisë. Këto përvoja i dhanë asaj një vlerësim më të madh për punën që bëjnë organizatat e ndryshme për të ndryshuar dhe fuqizuar komunitetin.
Show Less...Mahir Morina, i lindur më 28.02.1991 në Rixhevë të Klinës, kreu diplomimin në Universitetin e Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina’’ në Prishtinë, në Fakultetin e Filologjisë, drejtimi Letërsi Shqipe, dhe, tani është në përfundim të nivelit master në të njëtin institucion dhe drejtim.
Show More...Erzen Isufi i lindur me 25.07.1996 nga Mitrovica. Të përfunduar fakutetin Ekonomik pranë Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, punon për organizaten 7 Arte në Mitrovicë.
Show More...Erzen Isufi i lindur me 25.07.1996 nga Mitrovica. Të përfunduar fakutetin Ekonomik pranë Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, punon për organizaten 7 Arte në Mitrovicë. Ka qenë kordinator lokal i OJQ Lëvizja Koha, kryetar i këshillit studentor të Fakulutetit Ekonomik pranë Universitetit të Mitrovicës dhe ka marr pjesë në shumë aktivitete të ralizuara në Mitrovicë nga Organizata të shumta. Aktivist i dalluar për aktivitete të ndryshme të cilat kanë ngritur kauza të ndryshme, si; mbrojtja e mjedisit, fuqizimi i kultures dhe vullnetarizmit, kampanja për parandalimin e sëmundjeve bartëse, parandalimi i dhunës në shkolla dhe familje përmes Forum Teatrit. Krejtësisht në fund, posedon aftësi të jashtëzakonshme avokuese.
Show Less...Malborë Krajku është magjistre e interpretimit në klarinetë pranë “Universitet s. Cyril and Methodius University” në Shkup.
Show More...Malborë Krajku është magjistre e interpretimit në klarinetë pranë “Universitet s. Cyril and Methodius University” në Shkup. Qe një kohë të gjatë është aktive në zhvillimin e jetës kulturore të përqëndruar kryesisht në komunën e Prizrenit. Hapat e parë si vullnetare i ka filluar në vitin 2007 kur për here të parë është angazhuar në punë vullnetare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest për tre vite rradhazi. Pos kontributit në këtë festivali ka vazhduar punën e saj vullnetare edhe në shumë festivale dhe iniciativa tjera të qytetit si vullnetare dhe aktiviste. Nga viti 2016 deri në vitin 2018 për tre vite rradhazi ka qenë Koordinatore e Vullnetarëve të DokuFest. Në tre edicione të festivalit ajo ka koordinuar punën e rreth 135 vullnetarëve në 13 departamente të ndryshme të DokuFesti përfshi këtu: Mikëpritja, Menaxhimit i 9 Kinemave, Projeksionistët, Qendra e Mediave, DokuDaily, Fotografët, Eventet, Punëtoritë, Logjistika, DokuShop, DokuNights, DokuKids dhe Marketing.
Show Less...Edi Bushati ka një kohë të gjatë që bën punë vullnetare në organizata të ndryshme Jo Qeveritare
Show More...Edi Bushati ka një kohë të gjatë që bën punë vullnetare në organizata të ndryshme Jo Qeveritare. Ndërsa me menaxhimin e vullnetarëve ka filluar tash e 3 muaj me dy projekte te Ojq Thy në Prizren, Music a bridge betëeen people dhe Terre Liberta. Ai e konsideron punën vullnetare një eksperiencë dhe ndjenjë të veçantë, për më tepër bashkepunimin me vullnetarët tjerë që bashkarisht të bëhet më e mira për komunitetin.
Show Less...Adelina Sadriu është pjesë e organizatës KEERC (Kosovo Environmental Education and Reseach Center) qysh nga viti 2016, kur edhe është themeluar kjo organizatë.
Show More...Adelina Sadriu është pjesë e organizatës KEERC (Kosovo Environmental Education and Reseach Center) qysh nga viti 2016, kur edhe është themeluar kjo organizatë. Eksperiencës për punën vullnetare ka arritur ta përfitoj nga organizimi I eventeve të ndryshme të organizatës në fjalë. Disa nga këto aktivitete përfshijnë organizimin e Zoological Summer School, shkollë e cila organizohet çdo verë në Junik, u puna e secilit anëtarë ka qenë të merren me procedurat që nga hapat e parë të planifikimit të shkollës e deri tek realizimi i saj. Për shkak se organizata ka bazë mjedisore dhe fokusohet në mbrojtje te florës dhe faunës Kosovare, Adelina ka qenë pjesë e organizimit edhe aktivitete si ndërtimi i shtëpizave të zogjëve në parkun e qytetit në Prishtinë. Gjithashtu brenda profesionit të tanishëm , ajo poashtu ka mundësinë që vullnëtarisht të merret me organizimin e javës shkëncore “Biology Week” në gjimnazin “Hasan Nahi”, i cili organizim përfshinë punimin e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim shtjellimin e bazës dhe rëndësisë të lëndës të Biologjisë mbrenda shkollës.
Show Less...Albin Neziri filloi punën vullnetare me Qendrën Rinore Blu në komunën e Podujevës, për të vazhduar pastaj me angazhimin në KVRL, dhe aktivitetet me Kryqin e Kuq. Ai është përfshirë në organizimin e garave të ndryshme, dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete edhe të organizatave tjera si ECIM dhe OAKTIV.
Show More...Jeta Nushi është shefe e sektorit per rini ne komunën e Pejes, dhe ka 7 vite pervoje ne kete sektor.
Show More...Jeta Nushi është shefe e sektorit per rini në komunën e Pejës, dhe ka 7 vite pervoje ne kete sektor. Gjatë kësaj periudhe, si udhëheqëse e sektorit të rinisë ka arritur të realizojë mbi 100 projekte të ndryshme rinore në bazë të politikave komunale për rini si dhe strategjisë Kosovare për rini, duke pasur qëllim të vetëm inkuadrimin dhe aktivizimin e rinisë në qytetarinë aktive, përmes stimulimit punën vullnetare. Ajo ka hartuar platforma online për thirrje publike për vullnetar, gjithmonë duke u përmbajtur Udhëzimit Administrativ mbi punën vullnetare, ndarjen e çmimeve për vullnetarë të vitit, nxitjen e bashkëpunimit me KVRL dhe hartimi i PVRL, si dhe zhvillimin e aktivitetve te përbashkëta në zhvillimin e punës vullnetare.
Show Less...Qendresa Kukaj u lind në Plavë (Mali i Zi) nëvitin 1992. Ajo ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi në Univesrsitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe studimet Master në Zhvillim Ekonomik në Universitetin Vanderbilt në ShBA si përfituese e bursës Transformational Leadership Program (TLP) të USAID.
Show More...Qendresa Kukaj u lind në Plavë (Mali i Zi) nëvitin 1992. Ajo ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi në Univesrsitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe studimet Master në Zhvillim Ekonomik në Universitetin Vanderbilt në ShBA si përfituese e bursës Transformational Leadership Program (TLP) të USAID. Gjatë studimeve ka filluar punën vullnetare si zyrtare për monitorim dhe vlerësim në organizatën Play2Educate që punon me të rinjtë për parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës, ndërsa pas diplomimit është bërë anëtare e TLP Citizens Corps, i cili është një program që synon lehtësimin e dhënies së kontributit të të diplomuarve të TLP në shoqërinë kosovare. Në kuadër të TLP CC ajo ka vazhduar kontributin e saj vullnetar si kordinatore programesh në Play2Educate dhe si asistente në mësimdhënie në Kolegjin Universum. Aktualisht, ajo është kordinatore projekti në organizatën Lens, e cila synon progresin shoqëror përmes teknologjisë, dhe në kuadër të kësaj organizate ka filluar përvojën si mentore e vullnetarëve. Aktualisht në këtë organizatë ajo mentoron dy vullnetarë në programin tre mujor të vullnetarëve të Lens dhe një numër vullnetarësh që ndihmojnë në projekte të ndryshme të organizatës.
Show Less...Leonora Zefi, e lindur më 09.09.1991 në Pejë, ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, në drejtimet Administrim Biznesi dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore.
Show More...Leonora Zefi, e lindur më 09.09.1991 në Pejë, ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, në drejtimet Administrim Biznesi dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore. Aktualisht puonj në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, si zyrtare në Qendrën për Zhvillim të Karrierës. Me punë vullnetare ka filluar të angazhohet që nga viti 2007, duke qenë pjesë e shumë aktiviteteve dhe kampanjave vetëdijesuese për barazi gjinore, mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe promovim të drejtave të njeriut.
Show Less...